Atalanta përmbys Fiorentinën në Kupë, në finale kundër Juventusit
Atalanta i është bashkuar Juventusit në finalen e kupës së Italisë, ndërsa ia doli të mposhtë Fiorentinën në ndeshjen e kthimit. Pavarësisht se skuadra violë vinte me avantazhin e 1 goli, pas asaj fitoreje në shtëpi, në Bergamo e pati të vështirë, duke pësuar plot 4 herë.
Përballja u zhbllokua shpejt, ku në minutën e 8-të Koopmeiners kaloi në avantazh bergamaskët. Në vijim ishte Scamacca ai i cili dyfishoi shifrat me një gjuajtje nga distance, por goli u anullua, pasi fillimisht ishte shkaktuar faull. Në nisje të fraksionit të dytë, Fiorentina mbeti me 10 lojtarë, por pavarësisht këtij fakti gjeti golin me Martinez Quarta. Protagonist do të ishte sërish Scamacca që realizoi një supergol këtë herë gjithcka ishte e rregullt dhe 2-1. Në limite Lookman e pas tij Pasalic dërguan shifrat në 4-1, për ti dhënë fund çështjes kualifikim.
Finalja luhet më 15 maj në orën 18 në Bergamo, teksa kujtojmë që Atalanta ka që prej 1963 që nuk e fiton kupën, ndërsa në anën tjetër bardhezinjtë kanë fituar më shumë se kushdo, plot 14 trofe.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq