Basha thirrje Berishës: Është momenti të bësh një hap pas! Lëre betejën për veten
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ish-kryeministri Berisha bën betejë për interesat e veta, për të qëndruar në lojën politike.
Komentet Basha i bëri në Euronews Albania, ku tha se Berisha nuk është zgjidhje dhe duhet të bëjë një hap pas.
Ai shtoi se të gjithë demokratët dhe opozitarët që janë afruar te Berisha, janë afruar pas premtimeve të ish-kryeministrit se Rama do të rrëzohej brenda 6 muajve, gjë që nuk ndodhi.
“Shumica e shqiptarëve nuk pajtohen me gjendjen e Shqipërisë. E shohin qartë që Shqipëria është në drejtim të gabuar. Si i jepet këtyre shqiptarëve arsyeja për të shkuar për të votuar në radhë të parë dhe për të votuar PD-në. Një program që shpaloset hap pas hapi, jo në minutë të fundit. Cilido që e sheh veten në këto parametra, e ka derën të hapur në PD. Cilido që bën llogari personale mbi këto interesa të publikut dhe të PD, i mbyll derën vetes.
Ne nuk i mbyllim derën askujt. Që njerëz kanë ikur te Berisha për të qëndruar në listën e kryetarit, kjo është e dukshme. PD qëndron për lista të hapura. Më të mirin e zgjedh vota e qytetarëve dhe jo kryetari. PD sot ka strukturat e saj në çdo cep të vendit. Propaganda e Ramës dhe dëshirat e tyre bashkohen sikur ky nuk është realiteti. Por ky është realiteti. Nëse bëjmë një betejë për të ndenjtur në lojë, atëherë është betejë për veten tonë. Nëse bëjmë një betejë për t’i sjellë shqiptarëve shpresë për ndryshim, atëherë duhet të biem dakord për disa parametra.
Një nga parametrat është që Berisha nuk është zgjidhje, nuk mund të japë zgjidhje për këtë situatë. Pavarësisht se kjo ishte pikënisja e situatës që përjetojmë tani, Berishës i takon të bëjë një hap pas dhe të bëjë gjithçka që ka në dorë në atë pjesë të demokratëve që afroi me pretendimin se brenda 6 muajve Rama do rrëzohej, ta lërë të japë maksimumin e vetë në një konvergim të madh faktorësh politik dhe shoqëror”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik