Bie numri i lindjeve në Sarandë, gjatë vitit 2023 lindën 150 foshnje
Në Sarandë vit pas viti numri i lindjeve po bie ndjeshëm. Vitin e shkuar në Maternitetin e Sarandës lindën 150 foshnje ndërsa për 2024 pritshmëritë janë edhe më të pakta.
Për mjekun obsteter-gjinekolog Nuredin Çapari shkak është lëvizja demografike dhe vendimi i grave për tu bërë nëna në të 30-tat.
“150 lindje dhe sivjet do të kemi edhe me pak. Deri tani në fund të prillit numëri i lindjeve nuk i ka kaluar 50. Shkaku është lëvizja demografike si jashtë vendit dhe brenda vendit, ulja e numrit të të rejave që janë kandidatë për tu bërë nëna ose për të abortuar dhe mbi të gjitha nënat e reja shikojnë karrierën, anën profesionale, dhe kur e mendojnë ato të kenë fëmijë shkojnë rreth 30 vjeç, shtojmë këtu dhe uljen e numrit të lindjeve dhe këta faktorë bëjnë një vakum,”- tha Nuredin Çapari, obstetër-gjinekolog.
Në ulje gjithashtu janë edhe rastet e abortit.
“10-vjeçari i fundit trendi i aborteve është në ulje, ashtu janë edhe lindjet, ashtu është edhe lëvizja demografike si brenda vendit dhe jashtë vendit, madje 2-3 vitet e fundit numri i aborteve thuajse është minimizuar janë vetëm aborte të 3 mujorit të parë, aborte spontane, aborte që kanë ndodhur në kuadër të sëmundjeve virale, ose aborte nga ngjizjet mbi shkallë infeksioni.”
Edukimi mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në qytetin jugor, ka dhënë efekte. Mjeku pohon se vajzat dhe gratë janë gjithnjë e më të informuara dhe zgjedhin të bëjnë kontrolle të shpeshta.
“Gratë u drejtohen në rradhë të parë konsultorit, për të zgjedhur metodat e kontracepsionit, sipas dëshirës dhe kushteve që u rekomandohet nga mjeku pas bërjes së analizave, janë të informuara dhe mbi sëmundjet seksualisht të trasmerueshme të cilat mund të prishin ecurinë e tyre në drejtim të steriliterit.”
Edhe pse Saranda nuk është pjesë e qyteteve që janë prekur nga largimi masiv i të rinjëve, po mungojnë bebet.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës