Taksimi i profesionistëve të lirë/ Prifti: Duhen tatuar në burim, jo paradhënie
Pedagogu Rezart Prifti ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli rreth taksimit të profesioneve të lira.
Ai tha se taksimi ndaj këtyre profesioneve që herë kanë punë çdo muaj e herë jo, në formë paradhënie, është totalisht i padrejtë. Ai shtoi se profesionet e lira patjetër duhet të taksohen, por taksimi i tyre duhet bërë në përputhje me formatin e secilit profesion dhe tatimi duhet të merret në burim.
“E para është principi, e dyta është teknika, e para më thuaj çdo bësh me këto taksa që të them unë e meritoj unë 28%? Pse unë 28% ndërsa korporata taksohet 8%, njëherë taksohet edhe ajo. A duhet të taksohet profesionisti i lirë? Absolutisht po, por duhet të merret parasysh formati i secilit profesion që ti takson.
Profesionisti i lirë ka një karakteristik, një muaj ka punë, tre muaj mund të mos ketë punë fare. Duhet të tatohet në burim, siç tatohen në gjithë dynjanë. Unë marr 100 euro nga kjo kontratë, 15% ia jap këtij të mallkuari shtet. Në momentin që unë marr punën të jap taksën, por jo kur unë nuk kam punë ti më kërkon tatimin paradhënie”,-tha Rezart Prifti.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme