Ish presidenti kroat: Ka ende njerëz në Serbi si Millosheviçi, duan Serbinë e Madhe

29 Prill 2024 | 09:44

“Ka ende njerëz në Serbi si Millosheviçi, i cili synonte krijimin e Serbisë së Madhe, por kjo do të jetë e pamundur”, këtë deklaroi ish pesidenti kroat Stjepan Mesiç gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku mori pjesë në takimin Panshqiptar-Ndërballkanik-Euroatlantik, Takimi është mbajtur në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të luftës për pavarësinë e Kosovës.

Mesiç tha mes të tjerash se Millosheviçi është përgjegjës për viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë gjatë luftrave pas vitit 1990 në Ballkan.

“Kur shkova në Beograd atëherë isha kryetar i Presidencës së Jugosllavisë. Guxoj të them se do të jem presidenti i fundit i Jugosllavisë. Millosheviçi mund të nuk pajtohem me atë që propozuam – që të bëhet një konfederatë. Ai nuk e pranoi këshillën tonë dhe shkoi në një drejtim tjetër. Nisma ime ishte që secili vend të ecë rrugën e vet. Millosheviçi dhe njerëzit e tij nuk mund ta pranonin këtë model, i cili do të ishte pa luftë, pa viktima dhe do të ishte në interes të mbarë kombit. Të gjithë e pamë se si përfundoi dhe me sa viktima. Fatkeqësisht, ka ende nga ata, si Millosheviqi, që synojnë ta bëjnë Serbinë të madhe, por unë ju them se nuk mund të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë se Serbia mund të bëhet shtet i madh, them se Serbia është një vend i vogël në Ballkan”, ka thënë Mesiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026