Gazetari Krasniqi: Albin Kurti po bën lojë për martesat LGBT që të duket liberal

30 Prill 2024 | 09:20

Gazetari Vullnet Krasniqi tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e “përdor” ligjin e martesave mes të të njëjtit seks për të treguar veten sa më liberal.

Sipas tij vetë Kurti e ka të vështirë që të bindë kabinetin e tij për këtë ligj, pasi shumë deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë kundër nenit për martesat mes të njëjtës gjini.

“Albin Kurti ka parë si një mundësi të artë, për t’u treguar veten sa më liberal. Duke thënë se do angazhohej për të miratuar ligjin e martesës mes personave të të njëjtin seks.

Unë mendoj se e ka pasur lojë për t’u dukur sa më liberal, pasi shumica e deputetëve janë kundër kësaj, ndaj ai e ka të pamundur.  Por ai ka pasur gati 4 vjet kohë për ta bërë këtë. Unë nuk e di nëse është gati Kosova. Por unë mendoj se duhet t’u garantohet e drejtave personave. Unë jam kundër martesës, por e drejta duhet tu garantohet”,-tha Vullnet Krasniqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024