Mercedes “hap thesin” për kampionin e Red Bull
Mercedes bën gati €150m për Max Verstappen në një përpjekje për ta rrëmbyer nga Red Bull për vitin 2025. Një shifër që do të thyejë të gjitha rekordet e pagesave në botërorin e Formula 1. Bëhet fjalë për më shumë se dyfishi i asaj që Verstappen arkëton në këtë moment nga Red Bull, që besohet të jetë rreth €55m. Ndërsa 7 herë kampioni i Mercedes, Lewis Hamilton përfiton rreth €45m për sezon, shifër që do të pësojë rritje drastike kur ai të shkojë te Ferrari në vitin 2025.

Raportohet që ai ka rënë dakort për rreth €87-100m për me Ferrari-n. Numra që do të rriten më tej falë bonuseve të parashikuara për cdo garë apo dhe titull eventual. Ditët e fundit është folur për një takim mes Verstappen dhe Mercedes në përfundim të “Miami Grand Prix”. Gjermanët janë gati të afrojnë edhe këshilltarin e Red Bull, Helmut Marko – 80 vjeçari që mbikqyr programin e të rinjve prej vitit 2005 te rivalët austriakë.
Marko ka një raport të afërt me 3 herë kampionin në fuqi Verstappen por e ardhmja e tij tek Red Bull u vu në dyshim pas skandalit të Christian Horner që ka shtuar tensionet tek kampionët. Verstappen më herët konfirmoi se prania e tij tek Red Bull është e lidhur me konfirmimin e Marko’s të cilin e quan si faktor kyç në karrierën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh