Protesta para Bashkisë, Bardhi: Është qytetare, si do vijojë skenari
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mikrofonin e Euronews Albania, ndërsa ishte në protestën që u zhvillua para Bashkisë së Tiranës.
Bardhi theksoi se janë në një protestë qytetare duke shtuar janë qytetarët ata që do vendosin se di do vijojë tubimi.
Mes të tjerash Bardhi tha se nuk pati përplasje, por ndërhyri për të mos lejuar që një qytetar të arrestohet.
“Nuk e di nëse Veliaj është apo jo në Bashki, dhe ka zero rëndësi nëse është apo jo. Rëndësi ka që nuk duhet të jetë në bashki. Një person i kapur në flagrancë, në korrupsion. Përveç aferës së incineratorëve të Tiranës kemi aferën e drejtorëve, në çdo vend normal do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Fakti që fshihet pas pozicionit tregon situatën në të cilën ndodhemi. Ne këtu jemi në protestë qytetare dhe sigurisht që skenari është i tyre.
Nuk pati përplasje ishte një moment që donin të merrnin një qytetar dhe kam ndërhyrë që të mos arrestohet. Ne nuk kemi betejë me punonjësit e policisë. Ky është vendi i çdo qytetari të lirë të këtij vendi. Ka ardhur momenti që të jenë qytetarët që të prijnë politikanët në protesta”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 11:16 Edicioni informativ 30 qershor ora 15:00
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’