“Mesjetë në Treblovë”/ Fshati është shpopulluar, shkolla ka 3 nxënës, mungon rruga

1 Maj 2024 | 16:44

Fshati Treblovë në Vlorë, që ndodhet vetëm 13 km larg qytetit, vuan mungesën e çdo shërbimi elementar.

Në fshat rruga është e pakalueshme, mungon qendra shëndetësore, uji dhe energjia elektrike janë me pikatore. Kjo situatë ka bërë që nga fshati të largohen më shumë se 75% e banorëve.

“Banorët e pakët të mbetur në fshat ankohen për shërbimin shëndetësor i cili mungon dhe në raste urgjencash ata duhet të drejtohen Vlorës, por rruga që të çon në Vlorë është një rrugë

“Rruga ka vite që s’është vënë dorë, nuk është se është vënë më dorë absolutisht, është shumë e vështirë, s’ka ku të shkojë më, makina prishet, ne na duhet 1 orë e gjysmë që të vemi në vlorë e të vijmë, të kesh një urgjencë shëndetësore këtu duhet të bëhesh copa me gjithë makinë, që të gjitha kanë ikur për shkak të rrugës, arsyeja kryesore.”

 “E kanë bërë deri aty lartë, ta bëjnë deri në lidhje me Peshkopinë, është e vështirë të bëhet rruga normal si rruga e gjithë të tjerëve në fshatrat e tjerë.”

 “E prishën ambulancën, asnjeri nuk kujdeset që të vijë doktor, ata nuk vijnë fare, urgjenca vdis mu në vend, një pensionist të marri 100 mijë lekë, nuk ka asgjë, “

Trishtues është fakti që në shkollën fillore të fshatit zhvillojnë mësim vetëm 3 nxënës. Ky fakt tregon se në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit.

 “Do vemi te shkolla , dy gjëra kryesore për popullin e shkretë, mjekësia dhe shkolla, sot nuk ka më nxënës, kanë mbetur 15 pleq si mua, dhe ne sot në fshatin tonë nga mungon që tek arsimi I pari, shëndetësia e dyta, rruga , ekonomia, nuk ka asgjë, fshati është shpopulluar.”

 “Shkolla s’është mbyllur vetëm 3 fëmijë s’ka, është boshatisur vetëm pleq ka, është shumë problem në të tërë krahët e kemi problem.”

Dikur fshati numëronte rreth 300 familje, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 50.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026