Punë apo protestë?! ‘1 Maji’ në Pustec i gjen banorët duke punuar në bujqësi
Në Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të punëtorëve, në Pustec shumica e banorëve janë duke punuar në bujqësi. Për shumicën prej tyre, 1 maji është si çdo ditë tjetër, duke treguar një realitet ndryshe.
“Jemi puntore. Duhet të punojmë, duhet të hamë. Ku ta nxjerrim pastaj, me se do hamë? Po nuk punove nuk ke, me njëqind që kemi pensionin nuk na del. Po nuk punove, nuk ka. Le të jetë 1 Maj e ç’të këtë, ne jemi në punë. Edhe sot jemi në punë, nuk kemi lodhje, nuk shkojmë askund, vetëm punë. Nuk festojmë, po nuk punove, ku ka festë?”, tha Para Nestor, një banore e Pustecit.
Para Nestor ja ka kushtuar punës në bujqësi. Edhe pse në këtë 1 Maj, ku në të gjithë botën protestohet për të drejtat në punë, ajo ka zgjedhur të bëjë atë që bën çdo ditë.
1 Maji në të gjithë botën është ditë pushimi, pasi pretendohet se punëtorët duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, por historia që tregon 62-vjeçarja, tregon një realitet ndryshe.
“Në mal, me lope, me bagëtitë, me çdo gjë, vetëm me punë e kemi. I bëjmë të gjitha. Tani që doli burri në pension, jemi bashkë. Deri tani i bëja vetë se punonte në Maqedoni. 1:44 të punosh, bagëti, lopë të mbash e toka, po nuk punove nuk ke asgjë këtu. 2:13 lodhje vështirë, ja në diell, sa është ora, në fushë. Gjithë jetën me punë, që kur dola nga 8 vjeçarja punë punë punë. Mërzitur, ja do kënaqesh me punë”, tha Para.
Për shkak të jetës në fshat, puna për të është sakrificë e përditshme, pasi të ardhurat janë shumë të ulta.
“Me njëqind që marrim pensionin neve nuk na del. Ujë të paguajme, drita të paguajmë, internetin që të flasim me fëmijët jashtë, ku ti nxjerrim? 15 interneti, uji i shtrenjtë. Çdo gjë, me njëqind mijë nuk del”, tha Para.
Në zonën e Pustecit, kamera e Euronews Albania fiksoi edhe gra të tjera, të cilat në ditën ndërkombëtare të të drejtave të punëtorëve, vijojnë të mohojnë të drejtat e tyre duke punuar në bujqësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës