Avokati: I ati mund t’i ketë hedhur vetë fëmijët dhe gruan në lumin e Bunës

6 Maj 2024 | 08:05

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur deri tani.

Motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti. Po ashtu në media janë publikuar edhe informacione lidhur me një tradhti nga ata e bashkëshortit te saj.

Avokati Gylsen Zhllima tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ngjarja e rëndë ka ende shumë pikëpyetje dhe nga duhen hetuar me detaje bisedat e fundit telefonike mes çiftit.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që në vendngjarje të ketë qenë bashkëshorti i viktimës që mund ti ketë hedhur vetë në lumë gruan dhe fëmijët e tij.

“Unë do ju jap një pistë tjetër si mendoj; nga lajmet pashë që fëmija i mitur kishte dëmtime, mos ka qenë vetë autori atje, ka bërë krimin dhe ka ikur, i ka shtyrë, pra dyshohet. Ka qenë i vetëm, në bashkëpunim? Çfarë ka ndodhur? Është një tragjedi familjare, por çfarë ka ndodhur realisht. Është vetëvrasje apo një vrasje e paramenduar, e mirorganizuar nga autori? Këto gjatë hetimeve do të shihen, duhet të hetohet gjithçka, jo vetëm një kallëzim i babait në komisariat”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024