Drejt mbarimit vaksinat kundër kancerit të mitrës, Daja: Presim doza të tjera
Dozat e vaksinës kundër kancerit në qafën e mitrës janë drejt fundit. Koordinatorja e programit kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja, shprehet se interesi ka qenë shumë i lartë, jo vetëm mes vajzave 13-vjeçare që e kanë të detyruar këtë vaksinë ,por edhe për grupmoshën, 14- 20-vjeç që u përfshinë në fushatë me dëshirë.
“Gjatë vitit 2023, 75.6% është mbulesa vaksinale e vajzave që janë vaksinuar dhe kemi bërë edhe fushatën shtesë për vaksinimin e vajzave 13-20 vjeç sepse të dhënat tregojnë që ne morëm 10.000 doza por në fakt kemi pasur shumë kërkesa”,-tha Rovena Daja koordinatore e programit kombëtar të vaksinimit, ISHP.
Por nuk janë vetëm vajzat. Kërkesa për vaksinën ndaj HPV-së ka pasur edhe nga djemtë dhe ISHP po projekton zgjerimin e fashës.
Studimet kanë treguar se 1 në 3 meshkuj mbi moshën 15 vjeç janë të infektuar me të paktën një variant të virusit “human papilloma” dhe 1 në 5 janë infektuar me një ose më shumë nga gjenet kanceroze të HPV-së.
Vaksina Gardasil është 4 valente e cila mund të aplikohet vetëm me një dozë dhe sipas OBSH ajo është e aftë të mbulojë të gjitha shtamet që shkaktojnë kancer të qafës së mitrës. Në Shqipëri, vaksina HPV është bërë pjesë e kalendarit të detyruar të vaksinimit për vajzat në moshën 13 vjeç dhe ka nisur të aplikohet që prej vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje