Tragjedia në Shkodër, pajtuesi i gjaqeve: Veprim çnjerëzor
Pajtuesi i gjaqeve Gjin Marku në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër ku u gjetën të mbytur nëna me tre fëmijët e saj, veprim të cilin dyshohet se e ka bërë vetë Alma Arrazi.
Ai theksoi se ky veprim është jashtë çdo lloj natyre të shoqërisë njerëzore dhe nuk mund të pranohet si diçka normale.
“Kanuni është gjykimi më profesional. Me zakon dhe me ligj nuk mund të vendosësh asgjë pa komunikuar me prindin. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes me etikën. Për bashkëshortin nuk mund të thuhet asgjë pa provuar dhunën e tij e cila mund të them se shkakton një tronditje kaq të rëndë. Kanuni nuk mund të shihet në çështje që kanë të bëjnë me lajthitjen. Ky veprim është jashtë çdo lloj natyre të shoqërisë njerëzore dhe nuk mund të pranohet nga shoqëria sikur kemi të bëjmë me një normalitett. Në traditën shqiptare, kur njeriu brenda familjes ka vërtetë shfaqje të një lodhje mendore psikologjike përgjegjësia e bashkëshortit dhe e njerëzve të saj është shumë e lartë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë