Bardhi komenton Rezolutën e PS: Rama nuk dëshiron të ndërtojë një shtet europian
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk dëshiron të ndërtojë një shtet europian.
Komentet Bardhi i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku komentoi Rezolutën e propozuar gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar.
Bardhi tha gjithashtu se Rama dhe politikanë të tjerë të korruptuar e shohin integrimin në BE si një rrezik për pushtetin e tyre.
Ai shtoi se opozitës gjatë 11 viteve të qeverisjes së Ramës i janë hequr shumë të drejta parlamentare dhe sipas tij, Shqipëria e ka jetike ndryshimin e qeverisjes në zgjedhjet e ardhshme.
“Integrimi Europian është vonuar 11 vite nga keqqeverisja e Edi Ramës dhe korrupsioni i qeverisjes së tij. Rama as nuk dëshiron dhe as nuk arrin dot të ndërtojë as shtet europian dhe as shtet demokratik që lufron korrupsionin dhe ndërton një qeverisje në dobi të qytetarëve. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me Ramën. Integrimi Europian duhet të bëjë bashkë demokratë, socialistë të ndershëm.
Siç ka ndodhur në shumë vende që lider të korruptuar e kanë parë integrimin në BE si rrezik të pushtetit të tyre të pamerituar, që është ndërtuar duke rrënuar mirëqenien e qytetarëve të tyre. Mbështetja jonë pa kushte ndaj çdo reforme, nuk ka qenë as e imponuar, as e shtirur. Në 11 vite, Rama e ka shndërruar korrupsionin në kryeveprën e qeverisjes së tij.
Opozitës iu hoqën të drejtat dhe kontrolli parlamentar është në pikën më të ulët ndonjëherë. Me Ramën nuk mund të ketë integrim. Partitë nuk kanë më të drejtë që të garojnë në koalicion, me rregulla që kanë rënë dakord shumë kohë para zgjedhjeve. Shqipëria e ka jetike jo vetëm ndryshimin e qeverisjes në zgjedhjet e ardhshme, por edhe ndryshimin qeverisës”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell