“Erdgys Arrazi nuk u lejua në varrimin e 2 fëmijëve” – Sqaron gazetari nga Shkodra…
Erdgys Arrazi nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij të mitur, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeç, e zhvilluar mesditën e djeshme në Shkodër.
Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra se 31-vjeçari kishte bërë një kërkesë në Prokurori që të ishte i pranishëm në ceremoninë mortore, siç ndodhi me vajzën 9-vjeçare disa ditë më parë, kërkesë që është pranuar, por ruajtja e tij nuk është marrë përsipër nga Drejtoria e Burgjeve.
“Dje është kryer ceremonia mortore e dy fëmijëve të mitur. Babai nuk u lejua të merrte pjesë ndonëse kishte pasur leje nga prokurori i çështjes, por nuk u mor përsipër nga drejtoria e burgjeve për të siguruar jetën e tij gjatë ceremonisë pasi mund të ishte i rrezikuar ndaj ceremonia u zhvillua nga të afërmit dhe miqtë e 31-vjeçarit. Para se të varroseshin, është kryer ekspertiza mjeko-ligjore në trupat e Alma Arrazit dhe fëmijëve ku paraprakisht nuk janë hasur shenja dhune”, tha gazetari.
Prej datës 5 maj, 31-vjeçari është vënë në pranga nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të tyre, të cilët u gjetën të mbytur në lumin Buna.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital