Reali “mbret” në Champions, finalist mes polemikash për një gol të anuluar
Reali i Madridit është kthyer pas 2 vitesh në finalen e Champions League ku do të përballet me Dortmundin, pasi eliminoi në një sfidë dramatike Bayernin e Mynihut. Spanjollët mbeten zotër të këtij kompeticioni, ndërsa synojnë të fitojnë të 15-in trofe në histori, në rast se arrijnë të kalojnë pengesën finale.
Në Bernabeun e tejmbushur e me një atmosferë spektakolare, Los Blancos zhvilluan një ndeshje tejet pozitive, duke fituar në shifrat 2-1, me një përmbysje që erdhi në fund.
Një pjesë e parë më e mirë për vendësit edhe pse raste pati për të dyja skuadrat.
Në fraksionin e dytë gjermanët gjetën golin me Davies, pas një gjuajtje të saktë me të djathtën. Në vijim, Reali barazoi falë një autogoli të mbrojtësit kanadez, por goli u anulua pasi më herët kapiteni Nacho kishte shkaktuar faull.
Kur u duk se fitorja do të ishte në kampin mik Joselu riktheu ekuilibrat në minutën e 88, e përmbysi gjithçka në të parën e shtesës. Polemikat nuk do të mungonin në fundin e ndeshjes, aty ku De Ligt shënoi gol, por për kryesorin Marciniak, aksioni ishte në pozicion jashtë loje. Polaku nuk lejoi vijimin e aksionit për të ndërhyrë me VAR në bazë të rregullores, por menjëherë ndërpreu aksionin, duke e bërë të pavlefshëm golin.
Në fund fiton Reali që avancon në finale dhe ëndërron titullin e 15-të kampion.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve