VIDEO| Fitoi ndeshjen, Djokoviç goditet me shishe në kokë nga tifozët

11 Maj 2024 | 16:16

Një episod aspak i zakonshëm është regjistruar në kompeticionin e tenisit që po mbahet në kryeqytetin e Italisë, aty ku serbi Djokoviç u godit me shishe. Numri 1 i botës mori një goditje të fortë në kokë, pak minuta pasi sfida kishte përfunduar. Ai mori ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa i gjithë episodi u regjistrua në momentin kur 36-vjeçari ishte duke firmosur disa autografe me tifozët, por një shishe ujë i erdhi nga tribuna. Sipas mjekëve të Atp Romë, tenistit do t’i duhen disa orë për të rikuperuar, pavarësisht se lëndimi nuk u duk serioz.

Djokoviç ia doli të mposhtë francezin Moutet në shifrat 2-0, duke siguruar kalimin më tej në këtë garë. Edhe Zverer dhuroi një paraqitje pozitive, duke fituar me po të njëjtin rezultat ndaj australianit Vukic. Gjermani nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren, duke i fituar setet me rezultat 6-0 dhe 6-4.

Dyshja në fjalë kanë njohur dhe kundërshtarët e radhës, ku serbin e pret kiliani Tabilo, ndërsa Zverer sfidohet nga italiani Darderi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026