“Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën”,mesazhi i ministres Spiropali nga Athina
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj të mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me shqiptarët në Athinë.
Ajo tha se shpesh historia dhe gjeografia janë bërë barrikada të politikës kundër popujve, por prap shqiptarët dhe grekët ndajnë gotën e rakisë dhe të uzos së bashku.
“Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe.
Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që ruhej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë. Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta.
Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikës së ditës.
Shqiptarët që kanë krijuar jetën këtu ndajnë bashkë gotën e rakisë dhe të uzos. Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë”,tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta