Hidhet shorti i “final 4”, Partizani-Skënderbeu e Egantia-Vllaznia

13 Maj 2024 | 16:34

Skuadrat e final 4 kanë njohur këtë të hënë kundërshtarët e tyre për fazë ngjysmëfinale, ndërsa në ambientet e stadiumit Air Albania është hedhur shorti. Egnatia do të përballet me Vllazninë, skuadrën me të cilën është ndeshur më tepër këtë sezon, ndërsa Partizani me Skënderbeun, që mund të konsiderohet surpriza.

Presidentët e të katër skuadrave thanë fjalën e tyre pas shortit.

“Partizani është vetëm për kampion, të katër kemi mudnësitë. Të je mi sinqertë, kjo formulë e zhvlerëson kampionatin, unë s isha dakord, tjerët ishin”, tha Gazment Demi, president i Partizanit.

“Skuadra e përgatitur, do japim gjithcka për finale, por ne mendojmë se kemi potencial për të arritur finalen e vazhduar për titull”, tha Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

“Keqardhja ndjejme, por formulën e denim që në fillim, por do luajmë shanset tona deri në fund”, tha Agim Demrozi, president i Egnatias.

“Ishte vit i bukur, bëmë ekip me të rinj të talentuar. Kjo pjesëmarrje në katërshe është e rëndësishme për qytetin dhe ne”, tha Ardian Takaj, president i Skënderbeut.

Edhe trajnerët Shehi, Gvozdenovic e Bradric komentuan përplasjet.

“Nuk vendos letra, por skuadrat që cka prodhuan e dhanë, nga vend ii parë te katër njësoj”, tha Orges Shehi, trajner i Partizanit.

“Jemi në final 4, besojmë tek fitimi i titullit, kam besim te cunat, shorti skam cthem, janë ekipe të mira”, tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

“Të gjitha skuadrat e kanë merituar të jenë këtu. Ne jemi duke punuar, do të jemi gati për ndeshjen e parë të dielën. Kjo është një ëndërr, për skuadrën e tifozët dhe duhet të punojmë fort t’ia arrijmë”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Ndeshja e parë është Partizani-Skënderbeu më 17 maj, ndërsa 2 ditë më pas luhet Egnatia-Vllaznia. Finalja e madhe do të zhvillohet në Arenën kombëtare më 26 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026