Barcelona ngjitet e dyta, Aston Villa frenon Liverpool, Fiorentina likujdon Monzën

14 Maj 2024 | 13:57

Barcelona ka bërë detyrën ndaj Sociedadit duke e mposhtur në shifrat 2-1, e duke u ngjitur me një pozitë në klasifikim. Blaugranët morën një fitore të pastër, ndërsa arritë të gjejnë avantazhin në minutën e 40-të me Yamal. Në limite ishte Rafinja ai që dyfishoi dhe vulosi triumfin, duke bërë që Barcelona të parakalojë Gironën, me këta të fundit që zbresin në vendin e tretë. Kjo ishte fitorja e 23-të e katalanasve në La Liga, 5 më pak se Reali që u konfirmua kampion.

Mbrëmjen e së hënës u luajt një përballje interesante dhe në kampionatin anglez, aty ku Liverpool hodhi një tjetër hap fals ndaj Aston Villas. Në Vila Park vendësit ishin të jashtëzakonshëm, duke vendosur disa herë në vështirësi të kuqtë, edhe pse autogoli i Martinez kaloi në avantazh Liverpoolin. Tielemans riktheu ekuilibrat, por Gakpo brenda fraksionit të parë shënoi për 1-2. Quansah shënoi të 3-in për miqtë, por 3 pikët ishin ende larg, madje nuk erdhën farë, pasi Duran realizoi një doipietë duke vulosur shifrat 3-3.

Në Itali Fiorentina e Udinese morën fitore me vlerë, njëra për Evropën e tjetra për mbijetesën. Bardhezinjtë fituan ndaj Lecce 0-2, ndërsa skuadra viola ndaj Monzës 2-1, duke u ngjitur në vendin e 8-të që të con në Conference League.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026