Ish-eurodeputeti në mbështetje të Berishës: S’mund të arrestohet pa vendim fajësie

14 Maj 2024 | 22:28

Politikani i njohur gjerman, ish-eurodeputeti i CDU-së, Elmar Brook ka qenë në Tiranë, në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion.

Ai ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve që ishin mbledhur poshtë banesës së Berishës.

Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të Berishës, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta.

Ai tha se një vend që aderon për t’u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës, që të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim fajësie të formës së prerë.

Fjala e plotë e Elmar Brok:

Të dashur qytetarë, zoti Meta, miqtë e shqiptar, europian.

Europa do të jetë mirënjohëse të ju ketë ju pjesë të Bashkimit Europian sepse ju me kulturën tuaj jeni pjesë e saj.

Unë erdha sot në ditëlindjen time për të parë një burrë të cilin e njoh prej shumë vitesh.

E kam njohur këtë burrë kur ka qenë kryeministër dhe president i këtij vendi dhe në përpjekjet e tij për ta sjellë Shqipërinë më afër Europës.

Por unë doja të takoja një lider i cili ka pritur prej ditësh për të qenë pjesë e Parlamentit, unë nuk dua të ndërhyj në politikën e këtij vendi.

Unë e pëlqej Shqipërinë por nuk pëlqej partitë politike , por unë besoj se në një vend që duhet të bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e Parlamentit, pa qenë me vendim gjykate final. Ne duhet të shikojmë atë pjesë të demokracisë , që ka imunitet dhe që kjo e mbron opozitën ndaj qeverisë. Kjo është pjesë e demokracisë.

Kjo do të thotë që imuniteti nuk mund të merret pa vendim gjykate dhe kjo është pse ne kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por pjesë e kësaj, është respektim i traditës demokratike dhe ligjeve demokratike.

Dhe një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse dikush  është fajtor, një Gjykatë e pavarur duhet ta vendosë këtë.  Dhe jo një prokuror siç ndodh këtu që thotë “ afër’mendësh gjykatat bëjnë atë që ju  themi ne”, kjo nuk është një drejtësi e pavarur.

Dhe ndaj shpresoj  për zhvillimin e pavarësisë së gjyqësorit në këtë vend dhe që udhëheqësit e opozitës të bëjnë në mënyrë të pavarur punën e tyre. Për vendin e tyre. Dhe nëse ka shkelje nga një anëtar i opozitës apo nga një anëtar i qeverisë, atëherë një gjykatë e pavarur le të marrë vendimin, në bazë të praktikave më të mira të BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026