Rama rrëfen emocionet e takimit në Athinë: Moment i jashtëzakonshëm shqiptarie

16 Maj 2024 | 15:29

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në Malin e Zi në Kotor ku mori pjesë në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor. Pas samitit ai pati dhe një bashkëbisedim me gazetarët, ku ndër të tjera ai foli edhe për takimin me shqiptarët e Athinës.

Kryeministri tha se i vjen keq që një moment i tillë u kritikua nga kundërshtarët e tij politik dhe u tha se ishte zhvilluar me autobusët e administratës, pasi sipas tij këto deklarata fyejnë të gjithë pjesëmarrësit ndër të cilët kishte edhe shumë që nuk e kanë votuar kurrë partinë që kryeministri përfaqëson .

Pyetja: Zoti kryeministër, si u ndjetë, çfarë emocionesh patët nga ai takim në Athinë, përveç atyre që ju transmetuat me fjalën që përcollët.

Kryeministri Edi Rama: E vetmja gjë që më vjen keq është gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie, por jo të vërtetën për arsye politike, atë valle kuq e zi do të thosha, në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobus të administratës dhe më vjen keq sepse fyhet, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishin ardhur atje dhe që ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie politike me forcën që qeveris, por edhe njerëz që as nuk na kanë votuar ndonjëherë, madje që ishin të njohur si njerëz që i përkisnin palëve të tjera politike dhe erdhën të gjithë aty si shqiptarë siç ishte krejt e natyrshme dhe krejt e kuptueshme që të vinin për të gjitha arsyet që dihen dhe që lidhen me historinë e shqiptarëve të Greqisë.

Në këtë aspekt, është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq ndërsa për të gjitha gjërat e tjera ai takim do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptarie dhe besoj që është dhe një moment psikologjik kthese në shumë aspekte, jo vetëm në raportin e shqiptarëve të Greqisë me Greqinë edhe në raportin e Shqipërisë me Greqinë, por dhe në raportin e botës shqiptare me Europën.

Pyetja: Dhe për të zgjidhur të gjithë atë problematikë që ata kishin përfshirë këtu dokumentacionin apo regjistrimin e fëmijëve që ende nuk jua lehtëson shteti grek, parashikohet së afërmi në agjendën tuaj ndonjë takim me kryeministrin e Greqisë?

Kryeministri Edi Rama: Shiko, duhet të jemi realistë që historia e shqiptarëve të Greqisë është një histori shumë e rëndë që është shumë e vështirë ta inkuadrosh dot në tablonë e jetës dhe të bashkëjetesës qytetare në Bashkimin Europian të atyre viteve, por nga ana tjetër, duhet të jemi po kaq realistë që  shqiptarët e Greqisë kanë bërë përparime të jashtëzakonshme dhe patjetër ka probleme me lejet e qëndrimit, por nuk ka probleme për të gjithë shqiptarët. Një pjesë e konsiderueshme e tyre votojnë në Greqi, pra, nuk janë njerëz që triumfin e tyre e kanë vetëm një triumf të natyrës së pavarësisë ekonomike dhe të një ekonomie shumë më të mirë se ajo që kishin kur u nisën, që ishte zero, por edhe në avancimin e të drejtave të tyre.

Nga ana tjetër, unë jam i bindur që ne do të shohim së shpejti zhvillime të reja pozitive edhe në drejtimin e rezidencës permanente, pra të lejes së qëndrimit të përhershëm të atyre që ende nuk e kanë këtë, edhe në drejtimin e marrjes së shtetësisë me të drejtë natyrale, edhe në drejtime të tjera. Unë jam shumë besimplotë që edhe çështjet e mbetura mes nesh do të jenë në tavolinë, jo për të mbetur përsëri për 84, larg qoftë, ose për 77 vite apo për nuk e di, dhjetëra vite, por për tu zgjidhur dhe për tu hequr përgjithmonë nga tavolina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026