Dueli i shekullit në boks/ Pritjes i vjen fundit, Usyk e Fury përballen në Arabi

17 Maj 2024 | 16:26

Pritjes i erdhi fundi, të gjithë sportdashësit kanë mundësinë të shohin dueli ne ëndrrave në boksin botëror, mes dy të pamposhturve, Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury.

Ndeshja e shumëpritur zhvillohet këtë fundjavë në Arabinë Saudite, konkretisht të shtunën, ndërsa interesi është i jashtëzakonshëm. Që prej momentit kur u arrit dakordësia mes palëve, sytë e veshët e tifozëve të boksit kanë qenë në këtë duel, që cilësohet si dueli i shekullit. Një britanik dhe një ukrainas synojnë të fitojnë dhe pas triumfit, për herë të parë do të jetë një boksier që i mban të gjithë titujt.

kingdom arena të Riyadhit do të zhvillohet dueli historik, ku në bazë të formatit do të jenë 12 raunde dhe detaji më i bukur është se asnjëri prej tyre nuk e di kuptimin e fjalës humbje. 34 fitore dhe 1 barazim për Gypsy King dhe 21 fitore për Oleksandr Usyk. Njëri 35 dhe tjetri 37-vjeçar, por këto shifra nuk tregojnë asgjë, për atë çka i pret në tapet.

Të dy vijnë pas fitoreve ndaj kundërshtarëve vërtet të fortë, Usyk mposhti Dubois, ndërsa Fury kampionin e kick boxit Francis Ngannou. Krahas dy kampionëve janë dhe 7 duele të tjera, por natyrisht interesi më i madh është për UsykFury, ku edhe çmimi i biletave ka qenë tepër i lartë, ndërsa impianti ka plot 26 mijë vende.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026