Takimi i Ramës në Milano, Kuko: Marrëveshja për emigrantët me Melonin, domosdoshmëri
Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste Romina Kuko, ishte këtë të diel e ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku foli për turin e kryeministrit Rama në Europë. Pas Greqisë, Rama pritet të zhvillojë më 26 maj takimin me shqiptarët në Milano.
Kuko tha se pritet që atmosfera të jetë e ngjashme me atë të Greqisë, pasi sipas saj shqiptarët kudo që janë dinë të festojnë e të falin energji.
Duke folur për marrëveshjen për emigrantët, Kuko tha se me këtë hap të domosdoshëm sipas saj, Shqipëria ka vendosur një precedent të ri se si edhe vendet e Bashkimit europian dihet të sillen kundrejt emigracionit.
“Shqipëria në një farë mënyre ka vendosur një precedent se si vendet e Bashkimit Europian duhet të sillen me emigracionin. Besoj se benefitet e asaj që ne po bëjmë për të qenë zgjidhje e problemit do të vijnë absolutisht më vonë. Duke u kthyer takimit në Milano, aty ku ka shqiptar, patjetër ka entuziazëm dhe atdhedashuri shumë të madhe, kështu që kur vjen puna për pjesën e energjisë besoj se ne në fund të ditës, ne jemi mesdhetar, jemi ballkanas, dimë të festojmë, kështu që mezi presim të ndiejmë të gjithë atë energjinë e emigrantëve shqiptar”,-tha Romina Kuko.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor