“U thye protokolli”,Goxhaj: Ç’ndodhi brenda helikopterit ku vdiq presidenti i Iranit

21 Maj 2024 | 22:53

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj tha se në rastin e vdekjes së presidentit Ebraim Raisi, ka pasur një shkelje të rëndë të protokollit, pasi së bashku me të në të njëjtin helikopter humbi jetën edhe ministri i jashtëm.

Në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania Goxhaj tha se sipas protokollit dy persona vip, nuk duhet kurrsesi të udhëtojnë në të njëjtin mjet, gjë që në këtë rast është shkelur dhe4 ka pasur pasoja fatale.

“Ky që ishte president që ra, para 6 muajsh është hequr nga lista me vendim të këshillit të ekspertëve, është hequr nga lista e personave kandidat për Ajetullah dhe kishte filluar një luftë të fuqishme së bashku me ministrin e jashtëm për të rihyrë në këto lista. të dy kanë vdekur. Këtu kemi një thyerje të protokollit të paparë.

Protokolli thotë se asnjëherë dy VIP-a asnjëherë nuk duhet të udhëtojnë me të njëjtin mjet. Këta kanë hipur jo dy, por katër në të njëjtin mjet. Kanë thyer çdolloj protokolli për të bërë muhabet. Ata e kanë thyer vetë se kanë hequr edhe rojet, vetëm dy kanë mbajtur nga 4 që duhet të ishin”,-tha Goxhaj.

Eksperti tha gjithashtu se teza e goditjes përjashtohet pasi sipas tij të gjitha pjesët e helikopterit janë gjetur në një terren shumë të vogël, ndërsa nëse do ishte goditur pjesët e tij do ishin shpërndarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:34 | 22/06/2026

Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, nga sheshi para Kryeministrisë se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas...
21:20 | 22/06/2026