“Nesër vuloset historia”, eksperti: Çfarë ndodh me Serbinë në OKB

22 Maj 2024 | 12:31

Kryetari i Lëvizjes qytetare në Serbi, ‘Odgovor’ Boban Bogdanoviç, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Ai ka thënë se zyrtarisht ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Për mbështetje ndaj Kosovës, Bogdanoviq thotë se vitin e kaluar është intervistuar nga BIA serbe.

Teksa ka komentuar këtë, eksperti i sigurisë Drizan Shala, është shprehur se Vuçiç do e përdorë këtë argument  sepse rezoluta është një komplot ndaj Republikës Sërbska në Bosnjë dhe Republikës së Serbisë.

“Është një mesazh indirekt që Serbia do të kaloj në kontekstin e një mesazhi politik, por në aspektin politik do të pezullohet. Vuçiç do e përdorë këtë argument  sepse ndër të tjera rezoluta është një komplot ndaj Republikës Sërbska në Bosnjë dhe Republikës së Serbisë. Që Aleksandër  Vulin të angazhohet në skemën politike mediale, padyshim është një mesazh i qartë që do të prodhojë situata të palakmueshme. Ka informacione që do kemi aksione të mbyllura. Do të ketë një cenim të sigurisë në atë pjesë.

Vuçiç duhet të ishte pjesë e një hetimi nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare sepse atë kohë ishte ministër i Millosheviç”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026