“Pedagogët s’mund të jenë në tryeza politike”-Elsa Skënderi: Ndikon te universiteti
Më 21 qershor në universitete do të zhvillohen zgjedhjet ku do të vendosen emrat e autoriteteve drejtuese në universitetet publike. Për të folur rreth kësaj ishte e ftuar në Euronews Albania pedagogia e fakultetit të Gjuhë-Letërsisë, Elsa Skënderi Rakipllari.
Pedagogia tha se studentët do duhet të kishin një peshë më të madhe në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që politika të rrijë jashtë universitetit, pasi këto janë institucione autonome.
“Ka pasur momente kur universiteti nuk ka shkuar mirë me politikën dhe kjo ka qenë një kokëdhembje e madhe për universitetin. Është shndërruar në momente të caktuara në thuajse një moment ekzistencial për ne që ishim aty brenda dhe punonim.
Pati një krizë institucionale sa mbërriti puna që nuk kishim as letra për të printuar, për shkak të një problemi që erdhi si pasojë e një përplasje të tillë. Çështja është si do e mbajmë jashtë politikën dhe pse jemi kaq të vonuar në këtë drejtim? Universiteti është autonom.
Njerëzit duhet të kuptojnë se ku kanë angazhimet e tyre dhe duhet ti qëndrojnë angazhimeve të tyre. Gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjet e veta, por nuk është e drejtë që ti shikon pedagogët në universitet dhe më pas i shikon në tryezën e një partie politike. Këtu ka një problem se interesat e partisë në një formë apo në një tjetër, përfundojnë duke u reflektuar në proceset e brendshme të universitetit”,-tha pedagogia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus