“Lista e zezë” e përgjimeve të SKY ECC| Gazetarja: Dumani i dërgoi emra Rrumbullakut
Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhilli” se emra të zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit janë në listën që kreu i SPAk, Altin Duymani ia ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakut.
Sipas saj nga përgjimet e kryera duket se rol më të rëndësishëm në krime kanë punonjësit e policisë se vetë personazhet e krimit.
“Nuk po kuptohej më ku fillon roli i policit dhe ku mbaron roli i kriminelit. Kjo pasi punonjësit e policisë të lidhur me krimin po del më i rëndësishëm se vetë ata që e kanë këtë punë.
Në 24 orët e fundit, një letër me emra të posaçëm e të përveçëm i është drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakut, ku Altin Dumani i ka vënë në dispozicion listën e personazheve të cilët janë provuar, në listë ka emra nga kupola e drejtorisë, shefa komisariatesh, kjo është një listë me emrat e personave që tashmë e kanë provuar faktin që janë përfshirë dhe janë inkriminuar në ngjarje të ndryshme”,-tha gazetarja.
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit