Përfaqësues të nismës “Dua të votoj 2025” nuk lejohen në takimin e Ramës në Milano

26 Maj 2024 | 15:51

Studentët e diasporës që shpalosën banderolën “Dua te votoj 2025” në parlament nuk janë lejuar dhe janë nxjerrë me dhunë nga stadiumi në Milano ku mbahej takim i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë.

“Sot organizuam aksionin e radhës gjatë takimit të Ramës me diasporën në Itali. Nxorëm banderolën #duatevotoj2025, por u nxorëm me forcë nga disa njerëz aty”, tha Përfaqësuesja e nismës #DuaTeVotoj2025, Arlida Lleshi.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Milano një takim me bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të Bashkimit me Europën dhe përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut, vendit tonë e Italisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026