Eksperti: Si do të ndikojnë në Ballkan zgjedhjet në SHBA dhe BE
I ftuar këtë të martë në Euronews Albania, Geron Kamberi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, ka analizuar zgjedhjet në SHBA dhe BE dhe si mund të ndikojnë ato në Europë dhe Ballkan. Ai analizon se rritja e ekstremistëve nëParlamentin Europian mund të ndikojë në procesin e zgjerimit duke pasur një impact direkt në rajonin e Ballkanit, duke llogaritur dhe influencat e huaja në rajon.
“Mbete për t’u parë se si do silleshin në qeverisje. Një skenar është se ata nuk do të jenë në gjendje të dalin përballë sfidave që do kenë përpara, që nga viti tjetër do të ndërlikonte në mënyrë të dukshme dhe vetë procesin që po ndodhin brenda BE-së përkundrejt zgjerimit por dhe konflikteve në rajon, veçanërisht në Ballkan”, tha ai.
Kamberi përmendi gjithashtu efektin që do të ketë dhe zgjedhja e presidentit të SHBA-së në nëntor. Sipas tij, zgjedhjet në SHBA ndikojnë në mënyrë të ndjeshme politikën e jashtme.
“Në rastin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi një situatë komplet tjetër sepse zgjedhja e një presidenti që udhëheq politikën e jashtme krijon shumë situata dhe të papritura. Dhe ne duhet të presim rezultatin dhe mënyrën se si do shfaqet kjo politikë e re”, përfundoi Kamberi.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 21:12 Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 21:00 Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani
- 20:48 Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 20:28 Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta