Në kampin e emigrantëve në Gjadër, Euronews Albania hyn brenda territorit

28 Maj 2024 | 16:10

Punimet për përfundimin e kampit pritet të vijojnë në mënyrë intensive gjatë gjithë verës. Emigrantët e parë do të mbërrijnë në ish-bazën ushtarake të Gjadrit gjatë muajit nëntor.

Euronews arriti të hyjë dhe brenda qendrës së pritjes në Portin e Shëngjinit, ku do të bëhet dhe verifikimi i parë i emigrantëve. Punimet në këtë objekt thuajse janë përfunduar.

Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, hapësira e dy objekteve ku do strehohen emigrantët konsiderohet territor italian dhe institucionet italianë përgjigjen për ndërtimet, cilësinë e tyre, si dhe sigurinë e brendshme.

Në Itali, ngritja e këtij kampi ka shkaktuar polemika të forta për çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, por dhe me koston mbi 600 milionë euro të këtij projekti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026