Osmani: Shtetet arabe po bëjnë biznes me gjakun e Palestinës, s’kanë lëvizur gishtin

28 Maj 2024 | 22:52

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se të gjitha shtetet në politika ndërkombëtare ruajnë interesat e tyre. Me tone të ashpra Osmani tha se në këtë moment çdokush duhet të tregojë para një gjakderdhje të tillë nëse është kafshë apo njeri.

Ai tha se vendet arabe për herë të parë në histori nuk kanë lëvizur asnjë laps për të mbrojtur Palestinën.

“Bota sot është në kolaps dhe kjo ka nevojë për zgjidhje. Zgjidhja do të vijë nga një megakonjuturë e madhe. Prej vitit 1948 e deri më sot, në të gjitha betejat që ka patur Izraeli me Palestinën kanë ndërhyrë arabët, në ndihmë, në luftë, në ushtri. Është hera e parë që asnjë shtet mysliman nuk ka ndërhyrë, përveçse kanë bërë biznes me Palestinën. Erdogani e tha vetë “Për sa kohë Amerika do të mbështesë pa kushte Izraelin, ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë Palestinës”, e tha në të njëjtën ditë kur tha kërcënohet Anadolli.

Këto historitë me deklarata në Palestinë, janë përralla me mbret për kolateral politik, për biznes politik, me gjak të pafajshmish. Është hera e parë në historinë e konfliktit palestinez që asnjë vende arab nuk ka lëvizur asnjë laps. Jo të lëvizë ushtar, por asnjë laps nuk ka lëvizur.

Të gjitha shtetet në politika ndërkombëtare ruajnë interesat e tyre. Ne tashmë jemi bërë qytetarë të botës, ku duhet të shprehim edhe sensin tonë human. Ne sot kemi të drejtë të dallohemi përtej llogarive të mia politike apo të tjetrit. Ne sot duhet të tregojmë nëse jemi njerëz apo jemi kafshë përballë një kasaphane të tillë”,-tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026