U akuzua për korrupsion, KLGJ pranon kërkesën e ILD për shkarkimin e Zamira Vyshka

29 Maj 2024 | 12:50

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar në seancën e sotme dëgjimore, kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën ‘Shkarkim nga detyra’ për magjistraten Z.V., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

ILD ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj magjistrates Z.V., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për shkak të dënimit për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç Kodit Penal.

Hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së konkludoi se gjyqtarja është gjetur fajtore dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal.

Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, edhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore, e që ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe tek organet e drejtësisë.
Inspektorët e ILD kërkuan caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026