VIDEO| Pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet në hyrje të kopshtit
Euronews Albania ka siguruar pamjet nga dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e sotme, teksa çoi djalin në kopsht.
Mëngjesi si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ndodhet në spitalin e Traumës në intubim, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Nga pamjet duket se avokati ka qenë duke qëndruar në këmbë në hyrje të kopshtit, kur është qëlluar nga tre persona.
Mësohet se avokati është goditur me dorezë hekuri në kokë, duke rënë menjëherë në tokë. Më pas është qëlluar me shkelma dhe me sende të tjera.
Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes dhe disa orë më pas, njëri prej tyre është vetëdorëzuar, teksa vijon punë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Kujtojmë se Mëngjesi ka qenë edhe avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha, në proceset gjyqësore ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar