45 vite punë, qytetari: Marr 200 mijë lekë pension, vetëm për kafe me del

30 Maj 2024 | 09:48

Një pensionist ka thënë për “Good Morning Albanians” se pensioni që ai merr i del vetëm për kafe. Para kamerave ai ka thënë se për 45 vite pune pensioni i tij është 200 mijë lekë të vjetra.

Ai tha se ndonëse ka punuar gjithë jetën, tashmë është i qetë sepse jeton me djalin dhe lë vetëm një pjesë shumë të vogël në banesën ku jeton me familjen dhe me  djalin, ky i fundit është ai që heq edhe shpenzimet më të mëdha të familjes.

“Unë marr pas 45 viteve punë 200 mijë lekë të vjetra. Shyqyr kemi fëmijët në shtëpi, lë shumë pak në shtëpi, pjesën tjetër e mbaj vetë se vetëm për kafe më del. Unë kryetar familje kam djalin, s’jam unë. Për mua do më mjaftonte ta kisha 300 mijë lekë pension. Qiranë, ujin, dritat, i paguan të gjitha djali”,-tha pensionisti për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024