“260 milionë euro borxhe…” Gazetari Hoxhaj: Problemi më i madh i ujësjellsave

2 Qershor 2024 | 21:32

Gazetari i Ekonomisë, Julian Hoxhaj tha në “Review” në Euronews Albania se problemi kryesor i ujësjellësve në Shqipëri janë borxhet e akumuluara ndër vite.

Ai tha se vetëm vitin e kaluar shoqëria e ujësjellësit në total i ka borxh 260 milionë euro, OSHE-së, ndërsa shtoi se enden nuk e dimë se sa vendime kanë humbur këto shoqëri për largimin e padrejtë të punonjësve nga puna.

“Problemi kryesor i ujësjellësve sot janë borxhet e akumuluara prej vitesh, të cilat po i zhysin këto ndërmarrje në një grop të errët financiare. Vetëm borxhi që ndërmarrjet e ujësjellësit në total i kanë OSHE-së shkon në 260 milionë euro vitin e kaluar.

Duke shtuar edhe pjesën e borxheve që lindin për shkak të këtyre vendimeve gjyqësore, se ne flasim për këto vendime, por ministrja bashkë me drejtorin duhet të na thonë sa është numri i vendimeve që kanë humbur ndërmarrjet e ujësjellësve për largimin e padrejtë nga puna. Sa milionë euro shkon kjo faturë”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026