Tensione në Parlament dhe jashtë tij, Flamur Noka përjashtohet nga seanca

6 Qershor 2024 | 10:51

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Flamur Noka pas përplasjes së krijuar nga ky i fundit në foltoren e Kuvendit.

Nikolla tha se Noka ka përdorur gjuhë të pahijshme në Kuvend, ndërsa i kërkoi atij që të largohet nga salla e Kuvendit.

Deputeti demokrat nuk ka pranuar në largohet nga salla duke vijuar replikat në distancë me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla të cilën e ka quajtur përfaqësuese të narkoshtetit.

“Ti mua nuk më kërcënon dot, as më intimidon dot mua, sidomos ti Flamur Noka, je i përjashtuar nga seanca, largohu nga salla”, tha Nikolla.

Në kushtet kur deputetë e opozitës ishin të gjithë të pozicionuar pranë foltores, kryetarja Nikolla ka ndërprerë për 5 minuta seancën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026