“Distancim nga Rama dhe Meta”, Basha: Kushti i vetëm që kam për bashkëpunëtorët

12 Qershor 2024 | 10:15

Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës plenare se vendimi i djeshëm i gjykatës tregoi se kush janë ata që bëjnë pazar me Edi Ramën.

Basha u shpreh se kushti i vetëm që ka për bashkëpunim me këdo është distancim nga Rama dhe Meta.

“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal, për ato që kam besuar dhe besoj bëj betejë, disa i kam fituar për qytetarët dhe disa i kemi humbur dhe pasojat nuk i kam vuajtur vetëm unë. Tani që janë të çliruar nga ankth i vulës të shohin ku e kanë çuar reformën zgjedhore pas pazarit me Ramën. Distancim me Edi Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën dhe pas vendimit të djeshëm kuptohet se kush janë ata që bëjnë pazare me Ramën. Kushti që unë kam për bashkëpunim më këdo është distancim nga Rama dhe Meta”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026