Mashtrimi me mikro-kreditë, Apeli zbut masat e sigurisë për 4 të arrestuar

13 Qershor 2024 | 16:53

Gjykata e Apelit ka zbutur disa nga masat e sigurisë për disa nga të arrestuarit të cilët akuzohen për mashtrim, përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore dhe shpërdorim detyre.

Gjykata ka lënë në “arrest shtëpie” Albert Gegën, ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për Edmond Maton, Jorsida Dervishin dhe Alketa Tanushin.

Si funksiononte skema mashtruese me mikro-kreditë?

4 mijë kredi të këqija që u blenë nga një bankë e nivelit të dytë me vlerë totale rreth 7.2 milion euro u përdorën për një skemë shtrënguese ku u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Hetimi i prokurorisë së Tiranës pas kallëzimit të Ministrisë Drejtësisë ka zbuluar se në këtë skemë ishin të përfshira 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare të cilat e kanë vënë në jetë, përmes ndihmës së një noteri dhe të disa avokatëve.

Micro credit Albania dhe shoqëritë e tjera financiare joshnin debitorët të merrnin kredi të reja duke i hequr përkohësisht pasurinë e bllokuar ndërsa prokuroria thotë se më tej aplikoheshin kamat vonesa 2% + 8% për çdo vit.

Si një rast ilustrues të abuzimeve prokuroria thotë se për një detyrim të prapambetur prej 3.5 milion lekësh të vjetra një shtetasi i janë sekuestruar 14 pasuri.

Administratorët e shoqërive MCA dhe STAR-fs dhe përmbaruesit privatë, Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro akuzohen për “Vjedhje” e “Shpërdorim detyre”.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është regjistruar kallëzimi penal datë 25.02.2020 me kallëzues Ministrinë e Drejtësisë. Mbi bazën e këtij kallëzimi është regjistruar procedimi penal datë 03.03.2020 për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale”, të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal. Sipas materialit kallëzues Ministria e Drejtësisë kërkon ushtrim të ndjekjes penale për veprat penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143, si dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, parashikuar në nenin 246 të Kodit Penal, ndaj shoqërive, si dhe ndaj shtetasve të kallëzuar me iniciale M C A, ALDO DAKA, ALBERT GEGA, EMDOND MATO, KEJDA SEFERI, JORSIDA DERVISHI, ARBEN MESKUTI dhe ALKETA TANUSHI etj, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve me iniciale ALDO DAKA, ALBERT GEGA, EMDOND MATO, ARBEN MESKUTI, ALBAN KOTE dhe ALKETA TANUSHI, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasve me iniciale K. F, ELDA IBRO dhe JORSIDA DERVISHI, të  dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024, ka vendosur:

1.Praninim  e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  1. Caktimin ndaj shtetasit ALDO DAKAmasën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3.Caktimin ndaj shtetasit ALBERT GEGA masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4.Caktimin ndaj shtetasit EMDOND MATO masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5.Caktimin ndaj shtetases KEJDA SEFERI masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim KEJDA SEFERI të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim KEJDA SEFERI të paktën 1 (një) herë në javë.

6.Caktimin ndaj shtetases ELDA IBRO masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim ELDA IBRO të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim ELDA IBRO të paktën 1 (një) herë në javë.

7.Caktimin ndaj shtetases JORSIDA DERVISHI masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim JORSIDA DERVISHI të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim JORSIDA DERVISHI të paktën 1 (një) herë në javë.

  1. Caktimin ndaj shtetasit ARBEN MESKUTImasën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  2. Caktimin ndaj shtetasit ALBAN KOTEmasën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Caktimin ndaj shtetases ALKETA TANUSHImasën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim ALKETA TANUSHI të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim ALKETA TANUSHI të paktën 1 (një) herë në javë.

Pas zbatimit të masës së sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me  verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit,  ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale ALDO DAKA, ALBERT GEGA, EMDOND MATO, KEJDA SEFERI, JORSIDA DERVISHI, ARBEN MESKUTI, ELDA IBRO dhe A.T, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1368  Regj. Them, datë 24.05.2024, ka vendosur:

-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale , ndaj personave nën hetim ALDO DAKA, ALBERT GEGA, EMDOND MATO dhe ARBEN MESKUTI, vendosur me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim KEJDA SEFERIJORSIDA DERVISHI dhe ALKETA TANUSHI  vendosur me vendimin nr.1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Si dhe me vendimin Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1407  Regj. Them, datë 30.05.2024, ka vendosur:

– Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim ELDA IBRO vendosur me vendimin nr.1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

1.Nga personi nën hetim me iniciale ALDO DAKA, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një  mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “garanci pasurore”.

2.Nga personi nën hetim me iniciale EMDOND MATO, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një  mase sigurimi personal më të butë.

3.Nga personi nën hetim me iniciale ALKETA TANUSHI, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, “garanci pasurore” ose “ndalimi i daljes jashtë shteti”.

4.Nga personi nën hetim me iniciale ALBERT GEGA, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një  mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “arrest në shtëpi”.

5.Nga personi nën hetim me iniciale EMDOND MATO, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit pasi nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

6.Nga personi nën hetim me iniciale JORSIDA DERVISHI, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

7.Nga personi nën hetim me iniciale EMDOND MATO, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit pasi nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë.

8.Nga personi nën hetim me iniciale ELDA IBRO, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” duke mos caktuar asnjë masë sigurimi. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfaqësuar nga prokurore, znj. Arta Marku, në seancë gjyqësore kërkoi:

-Miratimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për personat nën hetim shtetasit me iniciale ALDO DAKA, ALBERT GEGA, ARBEN MESKUTI, KEJDA SEFERI dhe ELDA IBRO..

-Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale EMDOND MATO, JORSIDA DERVISHI dhe ALKETA TANUSHI.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Toro vendosi:

  • Miratimin e vendimit Nr. 1368, datë 24.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me këtë ndryshim si më poshtë vijon:
  • Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim ALBERT GEGA atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr. Penale.
  • Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim ALBERT GEGA në ambientet e banimit në adresën…
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim ALBERT GEGA nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
  • Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim EMDOND MATO atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim EMDOND MATO nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
  • Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim JORSIDA DERVISHI atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim JORSIDA DERVISHI nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
  • Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim ALKETA TANUSHI atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim ALKETA TANUSHI nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
  • Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendim.
  • Miratimin e vendimit Nr. 1407 Akti, datë 30.05.2024 Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026