Komisioni anti-korrupsion, Xhafa-opozitës: Pjesëmarrja juaj është me rëndësi
Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit po mbahet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm anti-Korrupsion, ajo e konstituimit. Opozita ka zgjedhur të bojkotojë mbledhjen, ndërkohë që të pranishëm janë vetëm 8 anëtarë të maxhorancës, të mjaftueshëm për të arritur kuorumin e nevojshëm për nisjen e punimeve të komisionit.
Megjithatë kryetari i komisionit, Fatmir Xhafa, tha se shpreson që procesi të jetë gjithë përfshirës dhe ftoi opozitën t’i bashkohet.
“Të adresojmë disa sfida në mënyrë që në 2030 Shqipëria të jetë me të drejta të plota në BE. Kam bindjen se do jetë një proces gjithëpërfshirës. Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm dhe pjesemarrja e saj është me rëndësi. Jam i keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për pjesemarrje dhe angazhim. Çështjet që pritet të diskutohen janë me rëndësi jetike për qytetarët, shkojnë përtej rëndësisë partiake”, tha deputeti socialist.
Xhafa tha se mungesa e opozitës në komision, i rikthen në vëmendje situatën e reformës në drejtësi në vitin 2014, ku fillimisht opozita e bojkotoi komisionin dhe më pas iu bashkua procesit.
“Kjo situatë më sjell në vëmendje reformën në drejtësi në vitin 2014 kur nisi punën komisioni, opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e parë atë të konstituimit dhe disa mbledhje të tjera. Opozita reflektoi me vonesë dhe u kthye, koha tregoi se gabuan, shpresoj që të mos vijojnë në këtë mënyrë dhe shumë shpejt të jenë pjesë e komisionit”, tha Xhafa.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus