Armatimet e gjetura në Veri të Kosovës, Sveçla: Do asgjësojmë çdo element kriminal
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me armatimet e gjetura në Veri, që dyshohet se janë fshehur nga autorët e sulmit në Banjskë.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Sveçla, nënvizon se municioni, armët dhe eksplozivi janë pjesë e përpjekjeve të Beogradit për të destabilizuar Kosovën.
Sveçla nënvizon se institucionet e Kosovës do të godasin dhe asgjësojnë çdo element kriminal që cënon sigurinë e vendit.
“Sërish armë, eksplozivë e municion i konfiskuar në veri të vendit dhe kjo falë vigjilencës së shtuar të institucioneve tona dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi.
Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, shkruan Sveçla në facebook.
Sipas policisë armët janë gjetur në dy lokacione të lidhura me dy nga autorit të sulmit në Banjskë.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një lokacion në veri të Mitrovicës, në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” dhe ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviç.
Ndërkaq lokacioni tjetër, sipas policisë, është në rrugën “Qeta e Minatorëve” në veri të Mitrovicës dhe ka të bëj me personin në kërkim, Zharko Cvetkoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.





