Gati përballja e Kombëtares në Euro2024, dalin formacionet e Shqipërisë dhe Italisë

15 Qershor 2024 | 20:17

Kanë dalë formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Italisë, pak minuta para së të filloi përballja për Euro2024.

Shqipëria vjen me ndryshime në portë dhe qendër të mbrojtjes dhe të dy ekipet do të luajnë me skemën 4-3-3.

Kombëtarja do të luajë me Strakoshën në port, ndërsa Italia me Donnarummën. Formacionin e plotë mund ta shihni në fotografi.

Formacioni i Shqipërisë

Tifozët shqiptarë kanë nisur të hyjnë në stadiumin në Dortmund, përpara ndeshjes së Kombëtares me skuadrën Italiane, në kuadër të Euro 2024.

Nga pamjet e siguruara nga Euroneës Albania shihen mijëra tifozë brenda stadiumit, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Ata janë të pajisur me flamuj kuq e zi, me bluza me ngjyra të flamurit e me plisa në kokë dhe dëgjohen teksa këndojnë këngë patriotike.

Sipas përllogaritjeve edhe nga mediat e huaja, përllogaritet që të jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë për të parë ndeshjen me Italinë, një shifër tepër e lartë në krahasim me numrin e përgjithshëm të vendeve në stadium.

Shqipëria në këtë fazë pritet të luajë 3 ndeshja, ku e para do të luhet sot me Italinë, me të cilën Kombëtarja do të kërkojë një rezultat pozitiv.

Kujtojmë se ecuria e Kombëtares shqiptare në këtë kompeticion ka qenë e mirë, ku në fazën e grupeve u rendit e para në grupin e vetë.

Formacioni i Italisë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026