VIDEO| Rama ndan pamjet, tuneli i Llogarasë hapet në 5 korrik

18 Qershor 2024 | 10:07

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga tuneli i Llogarasë.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama thotë se tuneli do të hapet më 5 korrik.

Tuneli i Llogarasë pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afërsisht 6 kilometrash.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021.

Tuneli nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Ai do të përshkohet me shpejtësi deri në 80 km/orë.

Tuneli i Llogarasë ndodhet rreth 20 km në jug të Vlorës, dhe ka vlerë investimi 142 milionë euro.

Ai është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.7 m i gjerë dhe 4.7 m i lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit. Flakët fillimisht përfshinë një sipërfaqe...
17:03 | 01/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026