Zyrtari i DASH kundër korrupsionit vjen në Tiranë: Mbështesim reformën në drejtësi

20 Qershor 2024 | 12:17

Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane e cila me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se Nephew do të riafirmojë mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi dhe përpjekjet e bëra për luftën ndaj korrupsionit dhe për mirëqeverisjen.

“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”,-shkruhet në postimin e ambasadës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026