Ambasada e Izraelit në Tiranë, ceremoni në kujtim të viktimave të Holokaustit
Të hënën, më 6 maj, Izraeli shënoi Ditën Kombëtare të Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Heronjve të Holokaustit. Shteti i Izraelit bashkohet në përkujtimin e gjashtë milionë hebrenjve të vrarë nga nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Holokaustit. Kjo është një ditë përkujtimore personale dhe kolektive.
Sipas kalendarit hebre, kjo ditë simbolizon rënien e getos hebraike pas rebelimit të guximshëm të hebrenjve të Polonisë.
Sot në Izrael jetojnë 132,826 të mbijetuar të Holokaustit. 2500 të mbijetuar ishin viktima të sulmit të tmerrshëm të 7 tetorit. 2000 prej tyre u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Ambasada e Izraelit në Tiranë zhvilloi sot një ceremoni private në monumentin e Holokaustit, me komunitetin Hebre dhe Izraelit në Shqipëri.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Galit Peleg, përmendi sulmin në jug të Izraelit më 7 Tetor, i cili konsiderohet si sulmi më i tmerrshëm ndaj popullit hebre që nga Holokausti. Ambasadorja iu referua gjithashtu antisemitizmit në rritje në Evropë dhe SHBA dhe u shpreh se askush nuk duhet të heshtë për këtë dhe se bota duhet të provojë se “Kurrë më” nuk është një thjesht një slogan bosh.
Ambasadorja Peleg tha se ashtu si 80 vjet më parë, Shqipëria tregon guximin e saj duke qëndruar e vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 09:32 Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 09:30 Putin: Po presim negociatorët amerikanë për Ukrainën, pas çtensionimit të krizës me Iranin
- 09:29 Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë pas të shtënave me armë mes tifozëve në Kaliforni gjatë ndjekjes së Botërorit