Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë: Dialogu me Kosovën është në komë

20 Qershor 2024 | 12:47

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është “në komë”. Kjo gjendje, sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, por me faktin se shtetet që kanë ndikim, nuk e përdorin atë.

Në një intervistë për transmetuesin publik të Serbisë, Gjuriç njoftoi për aktivitet intensiv diplomatik, duke theksuar se Parlamenti i ri Evropian është konstituuar dhe disa gjëra po ndryshojnë në Evropë. Sipas tij, viti i ardhshëm “mund të jetë viti në të cilin situata do të jetë më e favorshme”.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirollav Lajçak, qëndroi në Serbi më 19 qershor. Gjatë vizitës ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe shefin e diplomacisë, Marko Gjuriç.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç tha se me Lajçakun kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve do të mundësonte kthimin në një dialog konstruktiv mes dy shteteve.

Një ditë më herët, Lajçak qëndroi edhe në Prishtinë ku u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Zyrtari i lartë evropian deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, duke përkujtuar se nga kjo varet edhe qasja në fonde të BE-së.

Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe për Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Megjithatë, BE-ja, e cila që nga viti 2011 ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ka kritikuar palët për moszbatimin e marrëveshjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026