Vuçiç i kërkon Macronit ta mbajë Kosovën lart në agjendën e BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka se i ka kërkuar homologut të vet francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike të premten se çështjet e rëndësishme për Serbinë, që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian (BE).
Vuciq shkroi në Instagram se ato duhet të jenë pjesë e agjendës “me një angazhim të fortë diplomatik, i cili synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”.
Vuçiq tha se me presidentin francez ka diskutuar edhe për sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik.
“Theksova se avokimi për dialog mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira me të cilat përballemi të gjithë ne”, shtoi Vuçiç.
Ai theksoi se ata diskutuan gjithashtu edhe për ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi.
Serbia dhe Kosova zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011.
Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për herë të parë këtë vit.
Herën e fundit që ata u takuan ishte më 14 shtator të vitit të kaluar, kur diskutuan për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që e arritën më herët në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër.
Ai takim ishte i pasuksesshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta