Festivali i monodramës në Korçë, aktorja ukrainase luan rolin kryesor te “burrnesha”
“Burrnesha” me autore Sara Giacomelli dhe regji të Valbona Xibri, interpretuar nga ukrainasja Maryna Ivashchenko ka çelur mbrëmë në Korçë festivalin ndërkombëtar të monodramës.
Regjisorja Valbona Xibri i ka besuar “burrnesha” një aktoreje ukrainase e cila kur e ka lexuar pjesën ka mbetur e befasuar nga njëra anë por edhe e mrekulluar nga ana tjetër, për atë histori që haset vetëm në veriun e vendit tonë.
“Është rol shumë interesant dhe i veçantë, gjithashtu shumë interesante për një aktore që ta pranojë këtë personazh. Është një histori shumë interesante dhe vërtet e lashtë. Ideja për të qenë një burrë i tillë është shumë e çuditshme dhe më preku shumë, por karakteri, karakteri i djalit është të jesh burrë. Mendoj se është një zgjedhje shumë serioze. Nuk kisha hasur më parë personazhe burrnesha, e pashë një këtu në foto. Ne fund i thashë babait që jam Gjergji djali jot që ti vërtetë e ke dashur, kam bërë zgjedhjen time dhe jam në rregull kështu”, tha aktorja Maryna Ivashchenko.
Regjisorja Valbona Xibri tha se ukrainasja e ka pritur me dëshirë këtë rol dhe nuk ka qenë aspak e vështirë për të punuar me të dhe për të sjellë kaq të besueshme “Burrneshën”.
Aktorja në fund të intervistës ka kënduar shqip këngën e njohur dibrane të Hajredin Pashës.
Në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ndryshe nga herët e tjera marrin pjesë trupa nga vende të ndryshme si Italia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Spanja, Polonia dhe Kazakistani. Festivali që filloi mbrëmë mbyllet më 26 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do të ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane