Verstappen i rezistoi Norris dhe fitoi në Spanjë

23 Qershor 2024 | 17:40

Max Verstappen arriti një sukses të rëndësishëm në “Spanish Grand Prix” pas triumfit në sfidën me fituesin e pole position, Lando Norris për fitoren e 3-të në 5 garat e fundit, të 7-ën sezonale dhe të 61-ën në karrierë.

“Spanish Grand Prix” u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz. Piloti i Red Bull mori kryesimin në xhiron e 3-të pas një starti spektakolar të Mercedes dhe George Russell që u nisën nga vendi i 4-rt dhe morën kryesimin në kthesën e 1-rë.

Verstappen që nuk u lejua nga Norris të merrte kreun në kthesën e 1-rë e bëri këtë jo shumë prapa në kohë duke lënë pas Russell në të njëjtën pjesë të pistë në fundin e daljes nga bokset në kthesën e 1-rë. Norris që zhvilloi xhiron perfekte një ditë më parë, kaloi fazën e 1-rë të garës duke u përpjekur të parakalojë Russell.

Kryesuesi i garës ndryshoi disa herë për shkak të strategjive të ndryshme dhe hyrjeve në bokse, por Verstappen ruajti kontrollin dhe fitoi garën pas montimit të gomave të buta në hyrjen e dytë në ‘pit lane’.

Ndërsa Norris që u përpoq ashtu si në Kanada të rikuperonte në fund, duhet të kënaqen me vendin 2-të edhe për shkak të kohës së humbur në zëvendësimin e dytë të gomave për 3.6 sekonda. Mercedes u ngjit sërish në podium, këtë herë me Lewis Hamilton që u kthye në këtë pozicion për të 1-rën herë pas garës së Meksikës, vitin e kaluar. Makinat Ferraris të Charles Leclerc dhe Sainz e mbyllën garën aty ku e nisën në vendet 5 dhe 6 pasi Scuderia dështoi të materializonte përmirësimet në “Circuit de Barcelona-Catalunya”.

Ky është klasifikimi përfundimtar në garën e 10-të që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz:

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Lando Norris (McLaren)
  3. Lewis Hamilton (Mercedes)
  4. George Russell (Mercedes)
  5. Charles Leclerc (Ferrari)
  6. Carlos Sainz (Ferrari)
  7. Oscar Piastri (McLaren)
  8. Sergio Perez (Red Bull)
  9. Pierre Gasly (Alpine)
  10. Esteban Ocon (Alpine)
  11. Nico Hulkenberg (Haas)
  12. Fernando Alonso (Aston Martin)
  13. Zhou Guanyu (Sauber)
  14. Lance Stroll (McLaren)
  15. Daniel Ricciardo (RB)
  16. Valtteri Bottas (Sauber)
  17. Kevin Magnussen (Haas)
  18. Alex Albon (Williams)
  19. Yuki Tsunoda (RB)
  20. Logan Sargeant (Williams)

– Ky është klasifikimi i pilotëve (top 10) pas garës së 10’të:

  1. Max Verstappen – 219
  2. Lando Norris – 150
  3. Charles Leclerc – 148
  4. Carlos Sainz – 116
  5. Sergio Perez – 111
  6. Oscar Piastri – 87
  7. George Russell – 81
  8. Lewis Hamilton – 70
  9. Fernando Alonso – 41
  10. Yuki Tsunoda – 19

– Ky është klasifikimi i konstruktorëve pas garës së 10’të

  1. Red Bull – 330
  2. Ferrari – 270
  3. McLaren – 237
  4. Mercedes – 151
  5. Aston Martin – 58
  6. RB – 28
  7. Alpine – 8
  8. Haas – 7
  9. Williams – 2
  10. Sauber – 0

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024