“Nuk jemi të aftë të luajmë 90 minuta”, Krelani: Duhen më shumë zëvendësime
Gazetarja sportive nga Kosova, Qeqa Krelani komentoi në emisionin Review në Euronews Albania lojën e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian Gjermani 2024.
Krelani u shpreh se me gjithë dëshirën që Shqipëria të fitojë nesër kundër Spanjës, kjo është e pamundur për shkak të pikave të dobëta që kanë lojtarët kuqezinj.
Sipas saj, futbollistët e kombëtares shqiptare nuk janë të aftë të luajnë 90 minuta, ndaj duhet të ketë herë pas herë zëvendësime nga trajneri Silvinjo.
“Dallon dëshira prej mundësisë, dëshira është që ne ta fitojmë, por mundësia është ndryshe, spanjollët janë pretendentë për të marrë trofeun e kampionatit. Por ky Evropian po tregon se futbolli nuk luhet me emra ekipesh, ndoshta edhe Spanja mund t’ia lejojë Shqipërisë kalimin e grupit pasi i leverdis të ketë përballë ekipe më të vogla. Pika të forta nuk kemi fare, e vetmja është ideja që nuk po luajmë në Evropian vetëm për numër por edhe për fitore. Kemi shumë pika të dobëta, për 2 minuta merr dy gola, pikë e dobët është ideja që duhet të mësohemi se edhe pse jemi duke fituar 1-0, duhet të mendojmë se ndeshja është ende 0-0. Ne nuk kemi mundësi t’i përmbyllim 90 minuta, duhet vazhdimisht freskim në zëvendësime dhe këtë Silvinjo e ka bërë, që bëjnë gabime futbollistët nuk është më faji i Silvinjos”, tha Krelani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje